Covid

Sot ka vdekur një i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 61 raste të reja, janë shëruar 241 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  1 mijë e 257     testime  sa janë bërë në nivel vendi, 61  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  është shënuar një  rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar   241  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 221 mijë e 498. Numri i rasteve aktive ka zbritur në  1 mijë e 696  të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …