Ursula von der Leyen: BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën

Ursula von der Leyen: BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Evropian, ka thënë se BE-ja s’do ta lejojë kurrë presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, që ta shkatërrojë Ukrainën. Pas kësaj deklarate është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga euro-deputetët. “Brenda Ukrainës, kanë filluar vdekjet e njerëzve të pafajshëm, burra, gra, e fëmijë po vdesin sepse presidenti Putin ka vendosur që shteti i tyre, Ukraina s’ka të drejtë të ekzistojë dhe ne s’do ta lejojmë kurrë, kurrë që kjo të ndodhë, dhe kurrë, kurrë s’do ta pranojmë këtë”, ka thënë Von der Lejen gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian për agresionin rus në Ukrainë, e cila  po sulmohet nga tri anët, përmes kufirit me Rusinë, Bjellorusinë dhe nga gadishulli i Krimesë të cilin e ka aneksuar Rusia në vitin 2014.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …