Sot mbahet takimi i thirrur nga Veseli në mes Thaçit, Haradinajt, Ekipin Negociator, si dhe grupeve parlamentare

Sot mbahet takimi i thirrur nga Veseli në mes Thaçit, Haradinajt, Ekipit Negociator, si dhe grupeve parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar në takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe Vetëvendosje, për t’u koordinuar për dialogun. Takimi është i thirrur për sot në orën 10:00, orë e njëjtë kur Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e paraqitur nga Qeveria për dialogun me Serbinë. “Në këto momente të rëndësishme, kur Kosova përgatitet për fazën finale të Dialogut me Serbinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit. Si Kryetar i Kuvendit, do t’i ftoj për të mërkurën, në orën 10:00, Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe Vetëvendosjes. Do të mblidhemi për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …