Sot me nderime të larta fetare është varrosur ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja

Sot me nderime të larta fetare është varrosur ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja

Sot me nderime të larta fetare  u  varros ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja. Në ceremoninë e varrimit të drejtuar nga Myftiu Naim Tërnava, morën pjesë qindra qytetarë dhe prijës fetarë nga të gjitha viset shqiptare. Ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate. Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003. Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite. Gjatë kohës sa ishte në krye të BIK-ut ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare. Rexhep Boja  për një kohë ishte edhe ambasador i Kosovës,  në Arabinë Saudite.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …