Gryka e Neredimes do të ketë furnizim të bollshëm me ujë të pijshëm me investimin që po bëhet në rregullimin e kaptazheve dhe vendosjen e njehsorëve

Komuna e Ferizajt ka nisur një projekt tejet me rëndësi në Grykën e Neredimes, ai për rregullimin e kaptazhave të ujit në Jezerc, që do të rris kapacitetin e furnizimit me ujë të pijshëm për mijëra banorë në gjithë fshatrat e Grykës së Neredimes. Nën kontroll do të vendoset edhe përdorimi i ujit të pijshëm me projektin për vendosjen e njehsorëve të ujit që tashmë ka filluar.

I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili i përgëzoi qytetarët për këtë projekt. Ta gëzojnë banorët këtë investim që do të bëj zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm, ka thënë kryetari Aliu.

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …