Njoftim për qytetarët e Rahovecit për takim me përfaqësuesin e Institucionit të Avokatit të Popullit

Njoftohen qytetarët e komunës së Rahovecit se më datë 16 shtator 2021, ditë (e Enjte), mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. Takimi me qytetarët do të mbahet në katin e parë të objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut,  duke filluar nga ora 13:00. Avokati i Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Çdo qytetar mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit. Për informata shtesë:

Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782

Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497

Website:  www.oik-rks.org

Email: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …