Kryetari Suma, priti në takim pune Lulzim Lushtica, Koordinator i programit në IOM për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune z.Lulzim Lushtica, Koordinator i programit në IOM për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Znj. Elita Reshtani, Asistente e Projektit si dhe bashkëpunëtorët e këtij projekti nga komuna e Hanit të Elezit, Liridon Bushi dhe Bujar Reçi. Mysafirët e njoftuan kryetarin Suma lidhur me aktivitetet e projektit, ndërsa në interes të takimit ishte mundësia e bashkëpunimit të komunës së Hanit të Elezit me projektet e IOM-it që do të ishin në interes të të rinjve të komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …