Gjatë një debati me analistë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Serbia duhet të mësohet të jetoi me faktin se Kosova është shtet i pavarur. Vendi ku Serbia mendonte që kishte skllevër të vet tani është bërë shtet. Serbia ka humbur dhe është e detyruar të bashkëjetojë me këtë fakt monumental të paimagjinueshëm për ta deri dje dhe sot të papranueshëm, por të pashmangshëm që e ka në kufi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
