Sot, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, në mënyrë tashmë tradicionale, u shënua 25-vjetori i Radios-Kosova e Lirë

Sot, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, në mënyrë tashmë tradicionale, u shënua 25-vjetori i Radios-Kosova e Lirë

Sot, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë, në mënyrë tashmë tradicionale  u shënua  25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit të Radios dhe fillimi i shpërndarjes së lajmeve nga Agjencia Kosovapress. Vizitorët, edhe pse në një ambient  të ngushtë, u priten me dashamirësi e respekt  prej orës 10.00 deri në orën 16.00. Me këtë rast atyre  u është dhuruar ndari  i Radios  i vitit 2024  dhe nga një libër. Për shkak të rrethanave objektive në të cilat ndodhet Radioja, nuk kishte arritur që këtë përvjetor jubilar ta shënojë për publikun e gjerë në ambiente të tjera  të përshtatshme, sikur në vjetorin e vitit 2019 e disa të tjerë pra tij. Dëgjuesit tanë shokë, miq e dashamirë, na kanë mirëkuptuar  edhe kësaj radhe  si çdoherë. Ata kanë shprehur mbështetje  të sinqertë për stafin e Radios dhe të TV-Diellit. Edhe pse nuk ishte i pranishëm, drejtori i Radi0s-Kosova e lirë, Ahmet Qeriqi, në emër të stafit i ka përshëndetur të gjithë vizitorët, bashkëpunëtorët e dëgjuesit,  për mbështetjen dhe respektin që kanë gëzuar e gëzojnë për zërin e lirisë së Kosovës, zë i cili ka vazhduar dhe po e vazhdon traditën me shpalosjen për çdo ditë të vlerave tona kombëtare. Mirënjohje, dashamirësi, mirëbesim e mirëkuptim, për të gjithë, ka shkruar  me këtë rast  drejtori,  Ahmet Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …