leoni

Sot në Britaninë e Madhe, Çarlsi i Tretë do të shpallet zyrtarisht mbret, në një ceremoni që do të mbahet në Pallatin Mbretëror

Sot në Britaninë e Madhe, Çarlsi i Tretë do të shpallet zyrtarisht mbret, në një ceremoni që do të mbahet në Pallatin Mbretëror

Sot në Britaninë e Madhe,  Çarlsi i Tretë,  do të shpallet zyrtarisht mbret në një ceremoni që do të  mbahet në Pallatin Mbretëror. Kjo do të jetë hera e parë që ky moment do të transmetohet në televizion. Çarlsi u bë mbret automatikisht në momentin që i vdiq e ëma, mbretëresha Elizabeth. Flamujt do të valëviten për 24 orë për të nderuar mbretin e ri, dhe më pas do të kthehen në gjysmështizë. Në Pallatin Mbretëror  200 nga ministrat më të vjetër, 14 diplomatë, mbajtës të funksioneve të mëdha shtetërore do të mbajnë një takim. Mbreti do t’u bashkohet më pas, ku do të jetë takimi i tij i parë në rolin e ri. Mbreti Charles do të shoqërohet nga gruaja e tij, Camilla, dhe trashëgimtari i fronit, William. Deputetët e lartë betohen për besnikëri ndaj mbretit, në Dhomat e Parlamentit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …