Sot në fshatin Polac të Drenicës bëhet inagurimi i Qendrës Monumentale “ Hasan Prishtina

Sot në fshatin Polac të Drenicës bëhet inagurimi i Qendrës Monumentale “ Hasan Prishtina” , në kujtim të njërit prej personaliteteve më të njohura dhe më të  shquara të Lëvizjes Kombëtare, Shiptare. Hasan Prishtina lindi në vitin 1873 në Vushtrri, por familja e tij kishte origjinë nga fshati Polac i Drenicës. Ai së bashku me Bajram Currin, Isa Boletinin, Elez Isufin, Hoxhë Kadri Prishtinën   e atdhetarë të tjerë, mori përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, kundër forcave pushtuese serbe, si dhe kundër forcave turke që cilat nuk pranonin Pavarësinë e Shqipërisë.  Kryengritja e Hasan Prishtinë në Kosovë, Maqedoni e më gjerë u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në vitin 1913 Ismail Qemali ia besoi  detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës. Pas rrëzimit të Qeverisë Demokratike të Nolit më dhjetor 1924 dhe marrjen e pushtetit nga Ahmet Zogu me ndihmën e ushtarëve serbë, Hasan Prishtina largohet nga Shqipëria, por nuk e pushon aktivitetin e tij në rrëzimin e Qeverisë antishqiptare të Satrapit Zog, i cili kishte bërë sa e sa herë përpjekje për ta likuiduar dhe më në fund  arriti, që përmes dorës së mercenarit, Ibrahim Çela, ta vrasë më 13 gusht 1933,  në Selanik, ku asokohe ishte duke jetuar. 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …