leoni

Rifat Jashari, për 28 Nëntor falënderon të gjithë shqiptarët për vizitat, punën, kontributin

Shënimi i ditës së flamurit shqiptar nga liderët të institucioneve më të larta Republikës së Kosovës ka filluar sot me vizita dhe homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, familje kjo e cila dha mesazh për bashkim. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës , Kadri Veseli së bashku me disa deputetë vunë kurora lulesh në kompleksin memorial në Prekaz. Nga aty, Veseli ka vlerësuar lartë veprën dhe rënien e komandantit Adem Jashari. Prekazin e vizitoi gjithashtu edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, i cili 28 Nëntorin e cilësoi ditë për përkujtim të komandantit Adem Jashari. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë për vend, duke bërë thirrje për unitet. “I falënderoj të gjithë shqiptarët për vizitat, për punën, për kontributin që kanë dhënë deri më tani. Shpresoj edhe në të ardhmen jemi të gjithë bashkë, se pa një unitet e kemi të vështirë të bashkuar e kemi zor t’i arrijmë qëllimet tona. Shpresoj që gjithmonë të jemi bashkë dhe vazhdojmë rrugën bashkë si komb dhe si shqiptarë”, potencoi Jashari. Prekazin e vizituan edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve lokale dhe qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …