Sot në fshatin Shalë të Lypjanit vihet gurë themeli për ngritjen e memorialit të UÇK-së

Sot në fshatin Shalë të komunës së Lypjanit, vihet gurë themeli për ngritjen e memorialit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, afër vendit ku është ngritur edhe përmendorja tjetër që shënon vendnisjen e delegacionit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rambuje.  Gurthemeli për ndërtimin e memorialit kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të vendosiet në ora 10.00. “Ftohen Familjet e Dëshmorëve dhe Martirëve, Invalidët dhe Veteranët e luftës së UÇK-së, institucionet lokale e qendrore, Mediat, të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në gurë themelin për ngritjen e memorialit UÇK në Shalë të Lipjanit. Datë 26.02.2023 ditë e diele, vendtakimi Sheshi Rambuje në Shalë, në ora 10:00” thuhet në mes tjerash në njoftimin e Këshillit Organizativ që ka iniciuar këtë ide me karakter liridashës e atdhetar.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Thaçit zbulon kontradikta të thella në akuzë: Qëndrimet publike të UÇK-së rrëzojnë tezën e “qëllimit kriminal”

Në vazhdim të deklaratës përfundimtare, avokati Luka Mishetiq ka paraqitur një seri argumentesh që sipas …