Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot, në Gjykatën Speciale, në Hagë, po  vazhdon procesi gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit Ndërkohë po  vazhdon paraqitjen e tij dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit Skënder Zhitia. Ky dëshmitar është planifikuar të dëshmojë publikisht. Gjykimi do të vijojë nga sot deri në të enjten. Javën që shkoi  u mbajtën tri seanca gjyqësore, pas rikthimit të trupit gjykues nga pushimi. Kurse në shtator pritet të mbahen 13 seanca, raporton RTK. Administratorja e Gjykatës  në Hagë, javën që shkoi, ka marrë vendim për emërimin e Rodnej Dixonit, avokat i ri  i Kadri Veselit. Emërimi i tij u vendos pasi që Kadri  Veseli dhe avokati Ben Emmerson.  kanë ndërprerë në mënyrë të parevokueshme marrëdhënien e tyre klient-avokat.

Kontrolloni gjithashtu

AKK: Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, me automatizim injorohen vetë kryetarët dhe komunat e Kosovës

Largimi i komunave serbe nga AKK: Veprim politik që kërcënon stabilitetin dhe sundimin e ligjit

Komunat me shumicë serbe po largohen gradualisht nga Asociacioni i Komunave të Kosovës duke rritur …