Sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë Covid-19

Sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë Covid-19

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’u drejtohen sërish ulëseve në seancën e radhës plenare që pritet të nisë në orën 10:00. Pika kryesore e rendit të ditës është ajo mbi organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19. Pastaj pritet të bëhet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020. Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Fabrika e parë e municioneve në Jahoc pritet të prodhojë në fund të vitit 2026

Fabrika e parë e municioneve në Kosovë pritet të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me …