Sot në orën 10:00, Kuvendi i Kosovës pritet ta mbajë seancën e radhës, me ç’ rast do të shqyrtohej Projektligji për buxhetin e vitit 2016 si dhe 28 projektligje të tjera. Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Vetëvendosja Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, kanë rikonfirmuar se nuk do të ndryshojnë qëndrim sa iu përket metodave që kanë përdorur deri më tani. Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë mbajtjen e seancës, pavarësisht se në këtë seancë do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin e vitit 2016. Zëvendëskryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa nga radhët e PDK-së, deputetja, Safete Hadërgjonaj, ka thënë për mediet se pozita do ta gjejë mundësinë për ta kaluar buxhetin për vitin 2016, duke shprehur optimizëm se opozita këtë herë do të reflektojë pozitivisht. “Ne do ta mbajmë seancën, ka deklaruar Hadërgjonaj.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
