Sot në orën 11:00, në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, përurohet libri: Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit Fitim Çaushi

Sot në orën 11:00, në sallën e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, përurohet libri: Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, i autorit Fitim Çaushi. Përurimi i librit bëhet me rastin e  25 vjetorit të përjetësimit  në altarin e Lirisë të dëshmorëve të  kombit, Fatos Sherif Krasniqi, Haki Krasniqi , Skendrer Shala dhe Ilaz Javori. Po sot për të respektuar e përkujtuar Dëshmorin  Hero, bëhen homazhe ne kompleksin e varrezave te dëshmoreve te kombit, “Pëllumbat e Lirisë” në fshatin Fatos (ish-Negroc), si dhe te lapidari i dëshmorit.

Në orën 14:00 bëhen homazhet tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Negroc.

Në orën 17:30 bëhet zbulimi i pllakave shtëpi/bazë të UÇK-së, tek shtëpia e Qerim Krasniqit, dhe shtëpia e Halim Krasniqit, në Negroc.

Në orën 19:00 në oborrin e shtëpisë së Halim Krasniqit shtrohet darkë për bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …