Sot duke filluar në orën 12:00 në Sallën e Kulturës në Drenas, përurohet libri “Feniks në Kalvar” i autorit, Martin Çuni. Me këtë rast janë ftuar familjet e dëshmoreve, invalidëve, veteranëve dhe të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që të marrin pjesë në këtë përurim të cilin e kanë organizuar shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së – dega Drenas. Libri më i ri i Martin Çunit, “Feniks në Kalvar” përmban reportazhe, biseda dhe intervista të kohës së luftës së UÇK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
