Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim. Ai ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar, pasi nuk e ka parë ende ftesën. Geci ka theksuar se në shtëpinë e tij në Prishtinë kanë qenë dy hetues; njëri austriak dhe tjetri italian për t’ia dorëzuar ftesën, mirëpo meqë Geci nuk ka qenë aty, ata janë kthyer pa e lënë ftesën. Po ashtu, Gjykata Speciale në Hagë, ka ftuar këtë të edhe Brahim Mehmetaj për hetime në cilësinë e të dyshuarit.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …