Sot në orën 15:00 hapet Festivali i Vjeljes së Rrushit, "HardhFest", në Rahavec

Sot në orën 15:00 hapet Festivali i Vjeljes së Rrushit, “HardhFest”, në Rahavec

Sot në ​orën 15:00, bëhet hapja e Festivalit të Vjeljes së Rrushit “HardhFest” në Rahovec. Ky festival tradicional, i cili organizohet dhe mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga Komuna e Rahovecit, do të  jetë i hapur deri më 10 shtator, ndërkaq gjatë kësaj kohe prodhuesit e rrushit dhe verës do të  kenë mundësinë e promovimit të produkteve të tyre. Ndryshe, MBPZHR-ja gjatë  këtij viti ka investuar edhe në  hapësirën në të cilën do të organizohet festivali, vend ky i cili mund të shfrytëzohet edhe për shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët e kësaj ane edhe pas përfundimit të festivalit. Bashkëngjitur me njoftimin mund ta gjeni edhe programin për festivalin “HardhFest”, në të cilin do të organizohen ngjarje kulturore e artistike.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …