Sot në Prishtinë është shënuar 13 vjetori i themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës

Sot në Prishtinë është shënuar 13 vjetori i themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës

Me rastin e 13 vjetorit të Inspektoratit Policor të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj tha se mburret me profesionalizimin dhe sukseset e policisë së Kosovës dhe për këtë shtoi se Qeveria do të jetë përkrahës i saj. “Kemi sfida që është korrupsioni, me rreziqet që i ka Kosova dhe rajoni, andaj secili institucion që punon suksesshëm Kosova do të jetë partner i rajonit dhe më gjerë. Qeveria ka ndërmarr vendime për fuqizimin e rendit dhe ligjit. Andaj, kemi dyfishuar rritjen e pagave për prokurorë dhe gjyqtarë. Ne jemi në përkrahje të policisë tonë dhe po ashtu tash sytë e popullit janë nga policia”, tha Haradinaj. Kryeshefja e IPK-së tha se gjatë këtyre viteve ka pasur mjaft suksese në përmbushje të misionit për goditjen e krimit. Kurse zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka tha se fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe puna për luftimin e krimit dhe korrupsionit, e vendos IPK-në në listën seriozë për punën e saj. Në këtë ceremoni janë ndarë edhe medalje për zyrtarë vendor dhe ndërkombëtarë. Për kontribut të dalluar në prokurorinë e Shtetit, medalje i është ndarë edhe prokurorit Sylë Hoxha. Ndryshe, IPK  para 13 vjetëve kishte nisur punën me 20 punonjës, ndërsa tash janë 100 zyrtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …