Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet e përgjithshme

Sot në Shqipëri po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Procesi i votimit ka filluar në orën 7.00 dhe do të vazhdon deri në orën 19.00. Mediet atje njoftojnë për pjesëmarrje të vogël në votime si dhe për disa parregullsi teknike. Procesi i votimit do të kryhet në 5 mijë e 225 qendra të votimit ndërsa numri i qytetarëve me të drejt vote është 3 milion e 713 mijë e 761 qytetar. Në këtë zgjedhje për herë të parë do të mund të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Për ta fituar postin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, në këto zgjedhje parlamentare, kanë garuar 2 mijë e 46 kandidatë për deputetë, nga 11 parti dhe koalicione zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetet.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …