Sot në kryeqytetin bullgar Sofje do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të jetë i pranishëm edhe lidershipi i BE-së. Në këtë takim do të marrin pjesë, kryetari i Komisionit Evropian Junker, përfaqësuesja e politikës e sigurisë Federika Mogerini dhe komisionari evropian për politikën e fqinjësisë së mirë dhe negocijimit Johanes Han. Edhe kryetari i Kosovë, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
