Sot në Tiranë u shënua 71-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat nazifashiste

Sot para dite, në Tiranë u mbajt ceremonia përkujtimore në “Varrezat e Dëshmorëve”, në nderim dhe respekt  të 71-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese fashiste gjermane dhe  italiane. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm: kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Në homazhet te “Varrezat e Dëshmorëve” vendosi kurorë me lule dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.  Në ceremoni ishin të pranishëm edhe veteranë të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …