Sot në vendin tonë vjen për vizitë ministri i brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka. Ai do të pritet në takim nga ministri ynë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Pas bisedës së përbashkët, ata do të mbajnë një konferencë për medie në të cilën do të ju përgjigjen pyetjes së gazetarëve. Konferenca do të mbahet sot në objektin kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke filluar në ora 14:45.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
