Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga virusi korona, në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar 12 raste të reja pozitive, ndërsa 14 persona janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve prej fillimit të pandemisë një vit e gjysmë më parë, ka arritur në 105 mijë e 509. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka zbritur në 106 nga më shumë se 14 mijë sa ishte në muajt e parë të këtij viti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
