Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore kundër Fatmir Limajt dhe disa zyrtarëve të tjerë

Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore kundër  Fatmir Limajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të MTPT-së në kohën kur Limaj ishte ministër. Të pandehurit akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, marrje e dhënie ryshfeti, edhe pse nga e njëjta akuzë kanë qenë shpallur të pafajshëm.Megjithatë në seancën paraprake mbrojtja ka kundërshtuar këtë aktakuzë ndërsa vetë Limaj e ka quajtur atë politike. Seanca fillon në orën 10:00 në Pallatin e Drejtësisë. Gjykata ka filluar edhe hetime lidhur me akuzat, në të cilat kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe nga Gjykata e EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …