Sot pas pak orës 14.00, nëpërmjet pikës kufitare në Brnjak në komunën e Zubin Potokut, ka hyrë në Kosovë kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai u ndal dhe vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillim të Sportit dhe Qendrën e Kryqit të Kuq në Zubin Potok me ç’rast deklaroi të jetë i lumtur që ndodhet këtu dhe se po ndjehet mrekullueshëm. Vendi tjetër i ndalesës së tij gjatë kësaj vizite do të jetë liqeni i Ujmanit, e cila fillimisht nuk i ishte lejuar nga autoritetet e vendit tonë por që ky moslejim ishte anuluar pas presionit të Bashkimit Evropian. Pas vizitës së liqenit të Ujmanit, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të qëndroj në Leshak, Leposaviq dhe në mbrëmje do të takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve në Zveçan.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …