Vuçiq: Kufijtë do të bëhen më pak të rëndësishme nëse bëhemi pjesë e Evropës

Vuçiq: Kufijtë do të bëhen më pak të rëndësishme nëse bëhemi pjesë e Evropës

Gjatë vizitës në liqenin e Ujmanit, kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas deklaratës se serbia ka investuar qindra miliona dinarë në këtë liqen, ai ka shtuar tutje se ka ardhur për vizitë në Kosovë me idenë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, në mënyrë që në të ardhmen të bëhet diçka e mirë për shqiptarët dhe serbët. Ne duhet të shikojmë kah e ardhmja dhe se kufijtë do të bëhen më pak të rëndësishme nëse bëhemi pjesë e Evropës. Çdo gjë që kam planifikuar të flas e kam ruajtur për nesër në fjalimin në Mitrovicën e Veriut. Ndihem bukur këtu dhe jam i lumtur kur shoh njerëzit tanë, por për ne është me rëndësi që përmes porosisë së paqes drejtuar shqiptarëve, pasi me shqiptarët deri më tash kemi provuar të gjitha, dhe është koha të bisedojmë me më tepër respekt dhe nëse do të tregojmë respekt do të arrijmë të miqësi, kjo do të ishte shkëlqyeshëm, por këtë do të nevojitet kohë dhe bart përshëndetjet nga Serbia për këtë popull në Kosovë, deklaroi në mes tjerash kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …