Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot qëndron në Shkup për të mbështetur referendumin për emrin e Maqedonisë, pritet ta theksojë edhe njëherë pozicionin e saj kundër këmbimit të territoreve. Për këtë çështje ajo do të bisedojë të dielën e ardhshme (16.09.) në Berlin edhe me homologun e saj austriak, Sebastian Kurz, në rolin e këtij si kryetar i radhës së BE-së, siç bëri të ditur të premten zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Zëdhënësi i qeverisë, Seibert nuk pranoi të komentonte qëndrimin e Austrisë ndaj idesë së këmbimit të territoreve, por theksoi se qëndrimi gjerman nuk ka ndryshuar. Në rang Evrope duket se ka diferenca për këtë çështje. Ndërsa kancelarja Merkel dhe ministri i punëve të jashtme, Heiko Maas, janë shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, nga Brukseli dëgjohen herë pas here zëra mbështetës.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ njofton afatet për votimin jashtë vendit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur periudhën për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të …