Sot shënohet 20-vjetori i masakrës që kryen serbët mbi shqiptarët e Studimes së Vushtrrisë

Sot shënohet 20-vjetori i masakrës që kryen serbët mbi shqiptarët e Studimes së Vushtrrisë

20 vjet më parë, në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Ata i nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri. Rreth 120 pjesëtarë të popullatës civile i pushkatuan brenda dy orëve. Më vonë në radhët e popullatës së Studimes me rrethinë,  serbët likuiduan edhe rreth 80 qytetarë të tjerë shqiptarë, gra, fëmijë e burra pleq. Sot në 20-vjetorin e kësaj masakre me aktivitete të ndryshme tematike kulturore e përkujtimore, nderohen e kujtohen martirët e kësaj treve të vendit, të cilët dhanë gjakun e tyre për çlirimin e Kosovës nga robëria dhe barbaria serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …