20 vite pas luftës varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani të Prishtinës në gjendje të mjerueshme

20 vite pas luftës varrezat e dëshmorëve të kombit në Velani të Prishtinës në gjendje të mjerueshme

Kanë kaluar 20 vjet që nga rënia e dëshmorëve të Prishtinës, ndërsa gjendja e memorialit të varrezave që ndodhet në Velani lë për të dëshiruar. Aty prehen eshtrat e dëshmorëve të qytetit. Kjo ka bërë që qytetarët, por edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të shprehin pakënaqësitë e tyre. E pavarësisht projekteve të përfolura për rregullimin e kësaj zone, ende nuk është bërë asgjë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ato varreza nuk kanë kurrfarë statusi dhe ky është problemi kryesor. Por sipas tij ekziston një plan i Ministrisë së Mjedisit, por i cili nuk është zbatuar. Për këtë, ai bën të ditur se ka biseduar edhe me kryeministrin Haradinaj, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Edhe drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale, Bislim Zogaj, ka kërkuar nga komisioni Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor që të sigurojë një hapësirë për të vënë në jetë projektin e ideuar. Kurse kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, thotë se kemi pas ardhur në përfundim që kudo që ndërtohen varrezat e dëshmorëve ta kenë një material, një pamje dhe të njëjtën legjendë. Me këtë kemi dashur të tregojmë që lufta e UÇK-së nuk është bërë për të çliruar një lagje, katund apo një regjion, por është bërë luftë për të çliruar këtë pjesë të atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …