Sot shënohet 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

Sot shënohet 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

Qyteti i Tiranës nga viti 1941-1942 kishte 47 njesite guerile i drejtuar nga Gogo Nushi, Beqir Balluku, Shahin Ruka

– Nga ana jonë, ranë duke luftuar me heroizëm 227 partizanë dhe kuadro efektive të brigadave pjesmarrëse në këtë betejë luftarake

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Situata

Viti 1944 shwnon fillimin e gremisjes sw ushtrisw hitleriane. Çlirimi  Tiranës, është një nga ngjarjet kulmore dhe më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme. Lufta për çlirimin e kryeqytetit është një epope e vërtetë e pakrahasueshme me asnjë betejë tjetër që zhvilluan forcat tona partizane për Çlirimin e Shqipërisë. Operacioni luftarak për Çlirimin e Tiranës në historinë e LANÇ-it të popullit shqiptar është më i madhi dhe më i ashpri por dhe më i suksesshëm, sepse përfundon me çlirimin e kryeqytetit. Tirana përbën një rast të vetëm unikal; ajo u çlirua nga forcat e ushtrisë tonë partizane pa asnjë ndërhyrje të ushtrive të koalicionit të madh e fitimtar antifashist, anglo-sovjeto-amerikan. Gjithashtu lufta për çlirimin e Tirqanës u zhvillua në një situatë kur trupat nazisto-gjermane të goditura rëndë nga të gjitha anët, po tërhiqeshin në panik dhe me nxitim nga Ballkani dhe luftonin për jetë a vdekje që të çanin me çdo kusht e çmim rrugën dhe të mos bllokoheshin nga ofensiva e ushtrisë sovjetike që po i drejtoheshin me shpejtësi Beogradit dhe Budapestit. Në këto kushte të rënduara ushtarake, Tirana për komandën naziste-gjermane, përbënte nyjen kryesore dhe pikëmbështetjen vendimtare nga më të rëndësishme për tërheqjen me shpejtësi të forcave naziste në Shqipëri por edhe atij tq 22-të që po tërhiqej nga Maqedonia dhe Greqia. Gjatë periudhës së luftimeve, forcat tona kryen edhe shumë veprime diversioniste në thellësi të mbrojtjes armike.

Trupat naziste-gjermane

Trupat naziste-gjermane të divizionit 197 të korpusit XXI-t, ishim të përqëndruar në Tiranë, Librazhd, Elbasan, peqin, Durrës, Shijak, kruje dhe pikëmbështetje gjatë rrugëve : Strugë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Durrës-Tiranë-Milot, kurse forcat që lëviznin duke u tërhequr nëpër këto rrugë ishin të njesive të reparteve të ndryshme të hrup armatës “E” të divizionit 104, të gjuetarëve të korparmatës XXII-t, brigadat e fortifikuara nr.964, 966 etj. Përballë forcave tona, armiku kishte përqëndruar mbi 10.000 forca të paisur me teknike luftarake dhe modern të kohës. Vetëm brenda në Tiranë ishin përqëndruar mbi 3000 oficerë dhe ushtarë naziste gjermanë dhe gati 800 mercenarë dhe kuislingë. Ato kishin ndërtuar një mbrojtje të skalionuar dhe të fortifikuar. Ato mbështeteshin nga dy grupe artilerie dhe nga një repart tankesh.

Në fazën e betejës vendimtare, 11-17 Nëntor 1944, në luftimin për çlirimin e Tiranës, u futën edhe forcat e brigadës së VIII si dhe ato të Brigadës X, XIU, XII dhe XXIV S. Që në ditën e parë, lufta mori karakter tepër të ashpër, me sulme dhe kundërsulme deri në trup me trup. Qyteti ndizej flakë nga zjarri i armëve partizane dhe naziste, i bombave të dorës, granatahedhësave, shisheve me lënde djegëse. Kuadrot e partizanët treguan akte të larta trimërie dhe heroizmi masiv. Armiku nuk gjente vrimë ku të futej dhe i demoralizuar. Sidomos pas datës 15 Nëntor 1944, forcat tona izoluan plotësisht nazistët gjermanë, duke mbyllur të gjitha shtigjet dhe rrugët e tërheqjes. Në këtë situatë kaq të ndezur luftarake, kontirbuti i popullit të kryeqytetit si bastion gjatë gjithë LANÇl qe i jashtëzakonshëm. Duke ju përgjigjur thirrjes së Komitetit Qarkor të partisë me në krye Gogo Nushin, Tirana u ngrit e gjitha në këmbë dhe tregoi trimëri dhe atdhedashuri të pakufishme. Ajo që në ditët e para strehoi, ushqeu dhe tregoi gatishmëri në mjekimin e partizanëve të plagosur, u bë një me partizanët në realizimin e detyrave luftarake. U krijoi shumë lehtësi, ndërtoi barrikada të pakalueshme dhe ju dha çdo ndihmë partizanëve çlirimtarë.

Pjesmarrësit në këtë betejë luftarake si qytetarët e Tiranës me partizanët e brigadave çlirimtare kishin në qëndër të vemendjes vendimet historike të Konferencës së Pezës mbajtur në Pezë më 16.09.1942 me program pluralist pa dallim feje, krahine dhe ideje, të cilët luftuan sëbashku, njësoj si të jenë vëllezër dhe motra, prandaj u çlirua Tirana.

Qyteti i Tiranës nga viti 1941-1942 kishte 47 njesite guerile i drejtuar nga Gogo Nushi, Beqir Balluku, Shahin Ruka; komandantët e parë të njesiteve guerile ishin: Heronjtë e Popullit Myslim Keta, Xhoxhi Martini, Vojo Kushi, Sadik Staveleci, Mihal Duri, Misto Mame, Adnan Qatipi, Qamil Poda, Skender Kosova, Ali Kubati, Bajram Vula, Manol Milo etj. Dhe anëtarë të njesiteve guerile ishin:Enver begeja, Xhevdet Petrela, Dem Xhepa, Gani Luzi, Osman Tafmizi, Shaban Sula, Skënder Hajro etj.  Nga viti 1942-44, njesitet guerile kishin një efektiv prej 600 vetash, por shumë nga të përmendurit dolën partizanë, prej të cilëve disa u bënë kuadro në formacionet e grupit partizan të Pezës të brigadës III dhe II-të disa në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, u plagosën dhe mbeten invalid të LANÇ-it, një pjesë ranë Dëshmorë të Atdheut. Në Shëngjergj u krijua brigade e II-të partizane më 28 Nëntor 1943, me komandant B. Ballukun duke i dhanë atdheut 71 Dëshmorë, ndërsa qyteti i Tiranës 120 Dëshmorë përfshi edhe 14 Dëshmorëët e familjes së Daj Cenit të priskës, ku u dogjën dhe 400 shtëpi dhe dyqane tregtare, ndërsa 12 brigadat partizane që morën pjesë në Çlirimin e Tiranës i dhanë atdheut 227 Dëshmorë. Së bashku 1000 Dëshmorë. Pra, këto sakrifica sublime në mënyrë të përbashkët krijuan çlirimin e Tiranës më 17 Nëntor 1944.

Një rëndësi vendimtare për përfundimin me sukses të operacionit, pati goditja dërmuese dhe asgjesimi i kolonës gjermane prej 2500 vetash në Mushqeta, kolona që vinte nga Elbasani në ndihmë të forcave të rrethuara në drejtim të Tiranës. Në drejtim të Qafë-Krrabës me shpejtësi u nisën 9 batalione partizane nga brigadat: I, IV, VIII, XII, XV. Beteja u zhvillua shumë e ashpër me sulme dhe  kundërsulmeë por dhe shumë e përgjakshme. U vrqanë dhenu plagosëen si dhe u zunë robër mbi 2000 nazistë gjermanë, ndërsa 300 vetë të tjerë mundën që të çanin rrethimin, por edhe këta u asgjesuan nga forcat partizane para se të futeshin në Tiranë. Më 16 nëntor 1944, forcat partizane u hodhën në sulme të përgjithshme në të gjitha drejtimet.  Ja çfarë shkruan komanda naziste atë ditë në një nga dokumentet e saj. “Më 16 Nëntor 1944, në Tiranë 1944,  në Tiranë të gjitha rruget e qytetit ishin në një zjarr të vërtetë dhe të cazhdueshme nga forcat partizane. Në të gjitha dritaret, ballkonet, madje eedhe nga çatitë hapesh zjarr i fuqishëm dhe i vazhdueshëm, me pushkë, mitrloza dhe me bomb adore. Forcat nazisëte gjermane bënë rezistencë të dështuar, por në mbrëmje mbrojtja naziste u shthurr plotësisht. Gjatë natës, duke u gdhirë 17 Nëntori 1944, forcat gjermane mundën të tërhiqeshin në panik në drejtim të Shkodrës me humbje të rënda duke lënë në Tiranë dhe në Mushqeta mbi 3000 të vrarë, midis tyre dhe ushtarë. Ushtria naziste pati shumë humbje në njerëz dhe material luftarake.

Nga ana jonë, ranë duke luftuar me heroizëm 227 partizanë dhe kuadro efektive të brigadave pjesmarrëse në këtë betejë luftarake për Çlirimin e Tiranës. Në mëngjesin e 17 nëntorit 1944, 73 vjet më parë, Tirana, kryeqyteti ynë i dashur, u çlirua plotësisht. Sheshet dhe rrugërt e saj, u mbushën nga populli sëbashku me çlirimtarët që gëzonin fitoren e shumëpritur. Ky operacion nxorri në dritë, tiparet bazë të UNÇl, si ushtri partizane, si ushtri e tipit të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Fronti Europian hap shtabin në Dollnen, Ziadin Sela: Do të maksimalizojmë votën në nivel republikan

Pas Krushevës, Fronti Europian ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Dollnenit ku para të …