Nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës

Si rezultat i takimit të mbajtur me datën 16 tetor 2020 mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Bahri Hyseni, gjatë të cilit prijësit e institucioneve ishin pajtuar për avancim të bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit të informacioneve të interesit publik, sot me datë 17 Nëntor në ambientit Këshillit Prokurorial të Kosovës është nënshkruar Marrëveshje për Bashkëpunim mes institucioneve respektive. Mes tjerash, qëllimi i kësaj marrëveshje të nënshkruar mes z. Ahmetit dhe z. Hysenit është që të mundësohet qasja në regjistrat pronësorë të cilat administrohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky avancim i mënyrës së bashkëpunimit, respektivisht formalizimi i bashkëpunimit me marrëveshje ku qartë specifikohen fushëveprimi i bashkëpunimit si dhe përgjegjësitë e palëve nënshkruese vjen si rezultat i disa avancimeve që kohëve të fundit ka zhvilluar Agjencia Kadastrale e Kosovës e që kanë rezultuar me kalimin prej mënyrës tradicionale të ofrimit të të dhënave (CD, email, letër) në mënyrë të avancuar përmes ofrimit të qasjes në të dhëna në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve. Në këtë takim u vlerësua akti i marrëveshjes, duke potencuar se përfitues kryesorë nga një proces i tillë pos palëve nënshkruese, do të jenë vetë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Përndryshe, për aspektin teknik të implementimit të kësaj marrëveshjeje Agjencia Kadastrale e Kosovës do të ofrojë edhe trajnime të nevojshme për zyrtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, për operim me qasje të limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …