Sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me arrstimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze. Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së. Haradinaj është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bazelit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti lëshuar nga Qeveria e Serbisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
