Brickos

Haradinaj, Colmar, Francë

Haradinaj, të enjten do të dalë para gjykatës, e cila do të marrë vendim për ose kundër lirimit të tij

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten do të dalë para gjykatës, e cila do të marrë vendim për ose kundër lirimit të tij. Avokati i Haradinajt, Arianit Koci, ka bërë të ditur se gjasat janë që Haradinaj të lirohet nga paraburgimi, por qëndrimi i tij në Colmar do të vazhdojë, pasi i duhen edhe disa ditë derisa Serbia të kompletojë dokumentacionin. Koci, i cili pritet të udhëtojë në Francë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj Haradinajt, beson se gjasat për ekstradimin e tij në Serbi janë minimale. Kjo është hera e dytë që Haradinaj arrestohet brenda dy vjetëve me të njëjtën aktakuzë. Më 17 qershor të 2015-ës, kur po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin, Haradinaj u arrestua  në Aeroportin e Lubjanës në Slloveni, por u lirua më vonë, për çka ishte i detyruar të qëndronte në Lubjanë, deri sa të përfundonin procedurat për verifikimin e fletarrestimit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …