Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot, në ora 11:00, do të mbahet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale. Tërheqja do të bëhet në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë dhe do të përfshijë partitë që garojnë për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale në zgjedhjet e 12 tetorit 2025. KQZ-ja ka bërë me dije se procedura është pjesë e përgatitjeve për procesin zgjedhor dhe ka rëndësi për sigurinë dhe transparencën e votimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …