leoni

Sot, u mbajtë Manifestimi qendror për Kurban Bajram në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është sot. Manifestimi qendror për territorin e Republikës së Kosovës u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë. Sipas njoftimit të BIK-ut: Namazi i sabahut u fal në orën 04:20. Ligjëratën tematike kushtuar festës e ka mbajtur dr. Besnik Llumnica, imam në Xhaminë e Bardhoshit në Prishtinë. Namazi i Kurban-Bajramit është falur 05:35
Imam i namazit ishte Hetem ef. Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës
Hytben – mesazhin e festës e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.  BIK do të organizojë pritje për urime në selinë e Kryesisë së saj. Bashkësia Islame u uron të gjithë besimtarëve festë të bekuar dhe paqe në zemër e në familje.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …