Sot u shfaq një film dokumentar dhe u përurua një monografi për arsimuesin, veprimtarin e atdhetarin, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007)

Sot, në sallën e Kulturës së Komunës së Shtimes, është shfaqur  premiera e filmit dokumentar, kushtuar veprimtarit, pedagogut e mësuesit atdhetar, Mustafë Bahtiri (1925 – 2007), nga Dobraja e Madhe e Lipjanit. Filmi dokumentar është realizuar nga TV Dielli.

Pas përfundimit të dokumentarit, është përuruar monografia, “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimit”,  vepër e profesor, doktor, Jusuf Osmanit.  Në këtë përurim folën, redaktori i librit  Rexhep Osmani, recensentët, Shefki Ukaj dhe Bajram Kosumi, të cilët e vlerësuan lartë kontributin e mësuesit Mustafë në shkollimin dhe edukimin  e brezave. Autori i librit Prof. Dr. Jusuf Osmani e i falënderoi të pranishmit dhe tregoi për sfidat të cilat i ka kaluar në shkrimin e kësaj monografie, Në fund, një fjalë përshëndetëse para të pranishmëve e tha djali i Mustafë Bahtiri, Isa Bahtiri.

Mustafë Bahtiri ka qenë një personalitet që ka lënë gjurmë në arsim, kulturë, shoqëri në shumë treva të Kosovës, veçmas në fshatrat e komunës së Lypjanit. Ai ishte mësimdhënës me merita të veçanta, sidomos në kohën e fillimeve të arsimit në trevat shqiptare, kur mungonin mësuesit shqiptarë,  e pastaj ka punuar në arsim  prej viteve dyzet të shekullit të kaluar, deri kur ëshë pensionuar. Filmi dokumentar dhe monografia për jetën dhe veprën e Mustafë Bahtirit,  pasqyrojnë gjerësisht angazhimin e tij të pandalshëm në arsimimin dhe edukimin e brezave të nxënësve shqiptarë, por edhe pjesëmarrjen e tij në zhvillimet shoqërore të kohës, ku vazhdimisht rrugëtoi në anën e mbarë të historisë në shërbim të kombit e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …