Në Bruksel sot do të vazhdojë procesi i bisedimeve mes ekipit nga Prishtina dhe atij nga Beogradi. Është paraparë që temë e bisedimeve në Bruksel të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, për Asociacionin e komunave serbe, lëvizja e lirë, administrimi i integruar i kufijve, gjyqësori, energjia dhe tema tjera. Takimet e dy ekipeve negociatore do të mbahen në ndërtesën e Shërbimit evropian për punë të jashtme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
