SPAK akuzon qeverinë për mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjin e pagave

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, ka folur  lidhur me mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sindikata ka përcjellë me kujdes ecurinë e këtij procesi dhe ka reaguar në momentin kur ka vërejtur mungesën e interesit të qeverisë për të zbatuar vendimin. Federata e SPAK-ut ka monitoruar vazhdimisht zhvillimet rreth Ligjit të Pagave dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kur kemi vërejtur se Qeveria nuk po respekton këtë vendim, kemi kërkuar sqarime nga institucionet, duke informuar të gjitha grupet parlamentare dhe deputetët e komisionit që trajton çështjet e shërbimit civil,” tha Gashi. Qasja aktuale e qeverisë mund të rrezikojë sigurinë juridike në vend. “Kjo mendësi dhe sistemi i krijuar nga kjo qeveri vënë në pikëpyetje sigurinë juridike në Republikën e Kosovës, saktësoi, Ali Gashi

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …