Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu përgjigjur disa komenteve në platformën e rrjeteve të tij sociale, ku një prej tyre ishte se shqiptarët nuk kanë bukë të hanë”. Duke iu përgjigjur komentuesit, Rama tha se sot Shqipëria konsiderohet vend i zhvilluar dhe në zhvillim dhe nuk flitet më për bukë por për kosto të tjera financiare. Më tej, ai foli lidhur me institucionet e reja të drejtësisë, duke pohuar se SPAK-u është një institucion i krijuar nga Partia Socialiste. Ky institucion nuk mbahet më nga Amerika, tha Edi Rama duke shpërfillur deklaratat e kryetarit të opozitës, Sali Berishës për mbylljen e SPAK. “Jemi në diskutim me qeverinë amerikane për një fond që Shqipërisë i është dhënë në parim, presim të miratohet. Shqipëria konsiderohet vend i zhvilluar, hyjmë te vendet në zhvillim, jo i nën zhvilluar.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
