Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë Kurti se për katër vjet e ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit

Nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti se për katër vjet e ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit. Deklarata e saj vjen pas kërkesës së kompanive e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. mi tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë rritje apo nëse Qeveria në detyrë do të ndërmarrë masa. “Në mandatin e kaluar, kjo qeveri dyfishoi çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset. Bajrami tha se ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keq menaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon takimi Kurti–Limaj, ende pa marrëveshje të qartë

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir …