Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në vizitën katër ditore në vendet e Ballkanit nuk parasheh vizitë në Kosovë

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e kanë njohur shtetin e Palestinës, por Madridi zyrtar ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Spanja e ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez. Të njëjtën gjë e bënë Norvegjia dhe Irlanda. Me këtë vendim ata iu bashkuan më shumë se 140 shteteve nga 193 vendet anëtare të OKB-së. Siç tha të martën kryeministri spanjoll, Pedro Sançez, “njohja e shtetit të Palestinës nuk është vetëm një çështje e drejtësisë historike, me aspirata legjitime të popullit palestinez, por është gjithashtu një imperativ për ta arritur paqen. Është e vetmja mënyrë për të realizuar zgjidhjen që ne të gjithë e njohim si e vetmja e mundshme për të arritur të ardhmen e paqes një shtet palestinez që bashkëjeton përkrah shtetit të Izraelit në paqe dhe siguri”, tha Sançez. Me këtë lëvizje të qeverisë spanjolle, por edhe me arsyetimin e saj, shtrohet pyetja pse Spanja po heziton ta njohë Kosovën, shtet me shumicë shqiptare që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas luftës dhe bombardimeve të NATO-s kundër këtij shteti në vitin 1999?!  Derisa më shumë se 110 shtete e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, ndër të cilat shumica nga BE-ja, si dhe SHBA-ja, Serbia refuzon ta njohë, së bashku me Rusinë dhe Kinën. Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia, po ashtu, ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …