Tema të tjera...
Fadil Demaku: Hashim Thaçi, ka rol jetik në dekadat e fundit që edhe mohuesit nuk mund ta mohojnë
13/01/2026
Tre vjet pa profesor doktor Sabahajdin Cena – Intelektuali dhe luftëtari i përjetshëm i lirisë
13/01/2026
Bedri Hamza takohet me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker, në përkujtim të Reçakut
13/01/2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur t’ia vazhdojnë masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi edhe për dy muaj të tjerë. Vendimi është marrë më 10 tetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas trupit gjykues, megjithëse nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme që Thaçi mund të arratiset, ekziston rreziku që ai të ndikojë në dëshmitarë ose të pengojë procedurat gjyqësore, ndaj paraburgimi është konsideruar i domosdoshëm. Në këtë proces, Thaçi po gjykohet së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mbrojtja e Thaçit ka nisur paraqitjen e provave më 15 shtator 2025, ku kanë dëshmuar ish-zyrtarë të lartë amerikanë dhe ndërkombëtarë, si James Rubin, Paul Williams dhe John Stewart Duncan. Sipas njoftimit të DhSK-së, më 14 nëntor 2025 pritet të përfundojë faza e mbrojtjes, ndërsa parashtrimet përfundimtare do të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025. Procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së, që nisi më nëntor 2020, konsiderohet një nga më të rëndësishmit në historinë e pasluftës së Kosovës, me vëmendje të madhe publike dhe ndërkombëtare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
