Specialja përballë hijes së dyshimeve – vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Në gjyktën speciale të Hagës ka vazhduar sot procesi gjyqësor në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për administrimin e drejtësisë, ku pritet dëshmia e dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.  Një dëshmitar i mbrojtur, i cili dëshmoi dje në Hagë, deklaroi se gjatë intervistimit nga Prokuroria, Rrustem Mustafa kishte pohuar se askush nuk kishte ndërhyrë në dëshminë e tij në çështjen ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për krime lufte. Sipas leximit të bërë nga avokati i Fadil Fazliut, Mustafa kishte thënë para Prokurorisë se të akuzuarit ishin shokët e tij dhe se do të dëshmonte vetëm për ato që dinte personalisht, pa u ndikuar nga askush. Gjatë seancës së djeshme, mbrojtja parashtroi pyetjet e saj për dëshmitarin e parë të ZPS-së, të njohur si “Dëshmitari 7”, ndërsa pyetje pati edhe nga ekipet mbrojtëse të Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt. Rasti përfshin pesë të akuzuar: Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Hajredin Kuçi dhe Hashim Thaçi. Pas konfirmimit të aktakuzës, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u arrestuan më 5 dhjetor dhe u transferuan në paraburgim në Hagë më 6 dhjetor 2024. Thaçit iu dorëzua fletarrestimi në objektin e paraburgimit të DHSK-së, ndërsa Kuçi u ftua për paraqitje të parë. Në paraqitjet fillestare më 8 dhe 9 dhjetor 2023, shumica e të akuzuarve u vetë deklaruan të pafajshëm, ndërsa Thaçi dhe Smakaj fillimisht nuk u deklaruan, për të dorëzuar më pas deklarimet me shkrim në janar 2025, duke mohuar fajësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Nuk ka ende marrëveshje për presidentin, situata mbetet e hapur dhe më e ndërlikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston një marrëveshje politike për …