Steve Bennet e ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e Policisë së Kosovës

Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, një nga themeluesit e saj, Steve Benet, e ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e këtij institucioni. Ai ka vlerësuar se suksesi i Policisë është ndërtuar mbi punën e palodhur të burrave dhe grave në uniformë dhe ka shfaqur krenarinë e tij që ka qenë pjesë e kësaj familjeje. “Këto 26 vite kanë dëshmuar para botës se Policia e Kosovës është e përkushtuar ndaj standardeve më të larta të përsosmërisë dhe integritetit. Pa dyshim, ka shumë organizata dhe individë që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë histori suksesi. Nuk dua të nënvlerësoj ato kontribute, por dua të theksoj se suksesi i vërtetë qëndron te përkushtimi dhe vendosmëria e të gjithë burrave dhe grave që veshin uniformën e Policisë së Kosovës. Ju e keni fituar të drejtën të ndiheni krenarë për atë që jeni dhe për atë që keni arritur të bëheni. Personalisht ndihem shumë i privilegjuar që kam qenë një pjesë, sado e vogël, e familjes suaj” ka shkruar Steve Bennet, një nga themeluesit e Akademisë së Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …