Gazetari amerikan, Steve Herman, ka njoftuar se është konfirmuar takimi mes kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ai ka bërë të ditur se takimi do të mbahet ditën e diel, më 31 tetor. Në prag të këtij takimi disa medie botërore kanë shkruar se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato, duke aluduar në Partinë Punëtore të Kurdistanit. Para takimit Erdogan u ka thënë gazetarëve se kishte arritur të punonte mirë me ish-liderët amerikanë, por me Bidenin jo deri më tani.
Kontrolloni gjithashtu
Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së
Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
