Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Dhuna nuk ka vend në Kuvend, akterët politik t’i respektojnë proceset demokratike

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka vlerësuar pozitivisht zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe ka dënuar sulmet e dhunshme gjatë ditës së djeshme. I dënoj fuqishëm sulmet e djeshme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend. U bëj thirrje aktorëve politik ta ruajnë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe t’i respektojnë proceset demokratike. Dialogu politik është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit. Autoritetet kanë përgjegjësi të madhe në mbarëvajtjen e sundimit të ligjit duke përfunduar se skenat e djeshme assesi nuk duhet të lejohet të përsëriten, ka porositur sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …