Talat Xhaferi

Xhaferi: Nuk ka arsye për frikë nga fakti se Kuvendi do të udhëhiqet nga një shqiptar

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se nuk ka arsye për frikë nga fakti se Kuvendi do të udhëhiqet nga një shqiptar. Duke komentuar protestat e dhunshme dhe histerinë e protestuesve sllavo-maqedonas që rrahën brutalisht dhe gjakosen disa deputet, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka theksuar se populli maqedonas nuk ka arsye për t’u frikësuar nga bartja e një prej funksioneve kyç shtetërore prej një shqiptari, cilido qoftë ai, e në veçanti nga unë konkretisht. Ai ka shtuar më tutje se ky është një moment kthese për shqiptarët. Ka ardhur momenti që të gjithë në Maqedoni të kuptojnë se shqiptarët janë komb shtet-formues dhe jo qytetarë të rendit të dytë, ka porositur kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …